Panairi kozmetikës “PREKJA E PARISIT” („The touch of Paris”)

PANAIRI I 30-TË NDËRKOMBËTAR DHE KONGRESI I KOZMETIKËS,
KUJDESI PËR FLOKËT, ESTETIKA DHE SHËNDETI, “TOUCH OF PARIS”
14 DHE 15 TETOR 2017. PANAIRI I BEOGRADIT, SALLA 2

Panairi dhe Kongresi Ndërkombëtar i Kozmetikës, i Përkujdesjes për Flokët, Estetikës dhe Shëndetit, “The Touch of Paris”, të cilin e vizitojnë rreth 20 000 vizitorë, është manifestimi më i madh i këtij lloji, jo vetëm në Ballkan, por edhe në territorin e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore. Në një sipërfaqe ekspozimi prej 14 500 m2 mund të gjeni markat profesionale superiore për sallonet kozmetike, për sallonet e ondulacionit, për qendrat beauty & spa, për qendrat wellness, për qendrat estetike edhe deri në 70% më lirë. Në Panair mund të ndiqni ligjëratat më të mira të fushës me të ftuar specialë Z. SIRO CANNARELLA, një nga ekspertët më të mëdhenj dhe më të njohur në mjekësinë Ayurvedike në Itali dhe Evropë, është anëtar dhe docent në CIDESCO Itali, mban një shkollë të masazhit Ayurveda dhe është i njohur për terapitë e ndryshme Ayurvedike. Në kuadër të Panairit do të mbahet një seminar dhe një kurs i edukimit të vazhdueshëm. Në Panair ju presin edhe performanca të shumë terapistëve të bukurisë, parrukierëve, prezantime të shumta dhe edukime.

Panairi “The Touch of Paris” mbahet dy herë në vit, frekuentohet nga mbi 20 000 vizitorë profesionistë për dy ditë (nga Serbia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, Rumania e Shqipëria).

Në panairin e mëparshëm, të mbajtur më 8 dhe 9 prill 2017, kishte mbi 300 marka nga rreth dhjetë vende.

Çfarë mund të gjeni në Panairin e 30-të të kozmetikës “The Touch of Paris”?

  • Kozmetikën profesionale,
  • Kozmetikën e kujdesit për flokët,
  • xhelatinën dhe akrilin për shtimin e thonjve dhe nail art,
  • Solarët,
  • Aparatet e gjeneratës më të re,
  • Këshillat e specialistëve,
  • Shkollat profesionale (të ondulacionit e të kozmetikës),
  • Promo makiazhe, rregullim i flokëve dhe i thonjve,
  • Ushtrime e trajnime për profesionistët.

Shumë firma pikërisht në Panair paraqesin risitë, promovojnë prodhimet dhe demonstrojnë metodat e punës.

Vizitorët dhe ekspozuesit në Panair janë profesionistë nga bota e bukurisë dhe e shëndetit:

  • distributorë, eksportues dhe importues
  • biznesmenë
  • pronarë të salloneve të bukurisë, të salloneve të ondulacionit, të parfumerisë dhe të
    dyqaneve kozmetike
  • pronarë të qendrave dhe të klinikave estetike
  • stomatologë
  • pronarë dhe menaxherë të hoteleve, të fitneseve, të qendrave dhe të klubeve spa &
    wellness
  • shoqata
  • kozmetistë
  • mjekë
  • dermatologë
  • kirurg të estetikës
  • farmacistë
  • ondulucionistë
  • nxënës dhe studentë të shkollave për përkujdesjen ndaj bukurisë.

Vizitorët e Panairit janë edhe konsumatorët e prodhimeve dhe të shërbimeve kozmetike e ondulacioniste.


KONGRESI I KOZMETIKËS

KONGRESI I 3-TË CIDESCO DHE KONGRESI I 6 SERBO-ITALIAN

TEMA: MASAZHET HOLISTIKE TË FYTYRËS DHE TRUPIT

I FTUARI SPECIAL I KONGRESIT DHE PANAIRIT: Z. SIRO CANNARELLA, një nga ekspertët më të mëdhenj dhe më të famshëm në mjekësinë Ayurvedike në Itali dhe Evropë, anëtar dhe docent në CIDESCO Itali, do të mbajë një leksion: Ayurveda dhe do të tregojë 2 masazhe:

  • të shtunën, më 14 tetor nga ora 14:30 deri në 15:30 masazhin TRIDOSHA
  • të dielën, më 15 tetor, nga ora 13:00 deri në 14:00, masazhin indonezian të trupit.

SEMINARI – E diel, 15 tetor nga ora 14:00

Tema: MJEKËSIA ALTERNATIVE DHE KONVENCIONALE – QASJA INTEGRATIVE
BIOREVITALIZIMI INFORMATIKO-KUANTIK NË KOZMETOLOGJI DHE KOZMETIKA
KONCEPTI ALPHIGO
Akreditimi është në progres
Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Mjekësisë Kuantike, u themelua në vitin 2006. Është anëtare e Asociacionit Evropian për Mjekësinë Kuantike. Në kuadër të shoqatës është themeluar Qendra për edukim, “Accademia Integrativa”, e cila që nga viti 2008 ka organizuar edukim të vazhdueshëm mjekësor në fushën e mjekësisë alternative. Të gjitha programet zbatohen sipas metodologjive të validuara shkencërisht. Programet janë të akredituara nga Këshilli i Shëndetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë. Në programin e seminarit do t’ju udhëheqin ekspertë të shumtë dhe do të shqyrtohen temat aktuale.


KURSI I ARSIMIT TË VAZHDUESHËM – E diel, 15 tetor, nga ora 10:20

Tema: HYRJA MULTIDIMENSIONALE NË PROGRAMET E PËRTËRITJES SË LËKURËS (STUDIMET E RASTEVE: TEKNIKAT INVAZIVE DHE JO-INVAZIVE TË ESTETIKES MJEKËSORE DHE PËRTËRITJES SË LËKURËS)
Ligjërues: Prim. dr Spec. Gorana Isailoviç, prim. dr Nina Rajiçiç, SKE i dipl. Ivana Avramoviç dhe B.Sc. Ecc Ivana Bllagojeviç
Taksa për pjesëmarrje në kurs është 1000,00 dinarë.
Nxënësit dhe studentët e shkollës për kujdesin e lëkurës kanë 50% ulje çmimi.
Regjistrohuni në kohë. Numri i pjesëmarrësve të kursit EtV është i kufizuar.
Pagesa në llogarinë bankare nr. 355-1083871-52, “Ecodesign studio group d.o.o. Dunavski kej 23/11, Beograd”.
Informacione shtesë:+ 381 11 3284 149, sajam@saloninfo.org

Nëse jeni tregtar, importues ose prodhues i të gjitha atyre gjërave që kërkohen nga sallonet, qendrat, farmacitë dhe hotelet, dhe dëshironi të jeni ekspozues në Panairin “Touch of Paris“, ose nëse dëshironi të vizitoni Panairin, ju lutemi dërgoni një e-mail në: sajam@saloninfo.org


SHFAQJET E ONDULACIONISTËVE TË NJOHUR

Shfaqjet e ondulacionistëve të shumtë që përfaqësojnë teknikat më të mira të prerjes, lyerjes dhe stilizimit të flokëve që janë aktuale në qytetet si Nju Jork, Londër, Paris dhe Milano.
Edhe gara, prezantime dhe edukime të tjera të shumta.


OFERTA TURISTIKE E BEOGRADIT

Ndërthurja e historisë dhe e periudhës moderne me ofertën e shumëllojshme të ushqimit e pijeve, që nga kafenetë e vjetra të ruajtura deri te klubet dhe restorantet moderne, me njerëz mikpritës e të buzëqeshur, që kanë gjithmonë se çfarë t’ju rekomandojnë ku të dilni dhe çfarë të shihni. I njohur për jetën e vet të natës, pikërisht Beogradi është vendi që duhet të vizitoni. Krahas Rrugës “Knez Mihajlova“ dhe të zonës qendrore të qytetit, Parkut Kalamegdan ku mbizotëron Kështjella e Beogradit, Skadarlijes boheme, Savamales, Avallës dhe Zemunit, një arsye për ta vizituar Beogradin janë edhe Ada Ciganlija; “deti” i Beogradit, kafenetë dhe restorantet e njohura, rakia shlivovicë, Mikser Hausi urban, pallatet në Dedinjë dhe Katedralja e Shën Savës.